Llapi sot luan në shtëpi, synon ta rikthej rezultatin ndaj Wisla-s

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Llapi sot luan ndaj Wisla-s ndeshjen e kthimit në UEFA Europa League.
Klubi nga Podujeva luan në shtëpi në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 16:30, shkruan Indeksonline
Ndeshja e parë mes skuadrës kosovare dhe polake u mbyll me fitore të kësaj të fundit me rezultatin 2:0.
Kujtojmë që sot, Llapi do të jetë pa praninë e tifozëve në stadiumin e tyre – kjo për shkak të një dënimi që e kishte marrë sezonin e kaluar nga UEFA.
Sonte gjithashtu luan edhe ekipi tjetër i Superligës, Malisheva – e cila si kundërshtar do ta ketë Buducnostin e Malit të Zi. Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin minimal 1:0 në të mirë të “hithave”./Indeksonline/
