75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / MSH

Osmani: Njësoj si për Kosovën më 1999, edhe tani për Ukrainën, Perëndimi do të ketë rol të lartë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Mbretëri të Bashkuar, ku do të marrë pjesë në Komitetin Politik Evropian.

Përpara se të niste mbledhja, Osmani tha përpara medieve se është kënaqësi të përfaqësojë Kosovën në këtë takim që mbledh liderët evropianë.

“Edhe pse ne nuk jemi pjesë e BE-së, do të kemi mundësi të barabartë të shprehim jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si mund të tejkalojmë krizat kryesore me të cilat po përballet kontinenti ynë. Për momentin nuk po kalojmë kohë të lehtë, me luftën në Ukrainë që po rrezikon arkitekturën e sigurisë së të gjithë kontinentit”, tha midis tjerash Osmani.

Sipas saj, “EPC-ja ka qenë gjithmonë platformë e shkëlqyer që të gjithëve ju jep zë të barabartë”.

 “Në të njëjtën kohë është mundësi ideale për t’i kujtuar vetes se ka storje suksesi, si Republika e Kosovës, që ka dëshmuar se në vitin 1999, Perëndimi kishte rol të lartë dhe Kosova është dëshmi. Perëndimi, sot, ka përsëri rol të lartë dhe Ukraina, nesër, do të jetë dëshmi e kësaj” , ka shtuar Osmani.