75 Mall Live Search
16:21 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / Gj. Sh

Potter kandidat për të zëvendesuar Southgete, përgjigjet ish-trajneri i Chelseas

Graham Potter është një prej kandidatëve të cilët po përmenden si trajner të ri të Anglisë.

Ish-trajneri i Chelseas si pasues i Gereth Southgate, i cil dha dorëheqje pas përfundimit të Kampionatit Evropian, ku Anglia u mposht në finale nga Spanaja, shkruan IndeksOnline.

Southgate ishte në kry të ”Tre Luanëve” për tetë vite, derisa humbi dy finale të Euro.

Graham Potter ka folur së fundi për spekulimet e mundshme për ta marr drejtimin e kombëtares angleze.

“Unë nuk mendoj se sot është dita për të folur për këtë. Mendoj se Gareth ka bërë një punë fantastike. Nuk mendoj se ka njeri në vend që është më i respektuar në futboll se Gareth. Unë mendoj se ai dhe ekipi i tij kanë udhëhequr vendin dhe kohën e tij në një mënyrë vërtet të mirë dhe kam një respekt të madh për të. Unë mendoj se sot është dita për t’i uruar atij një pushim të mirë – sepse ai e ka fituar këtë – dhe i uroj atij çdo gjë që të bëjë në pjesën e ardhshme të karrierës së tij.”, deklaroi Potter./IndeksOnline/