Zyrtare: Kishte shumë oferta, Ferizaj rrëmben mesfushorin premtues të Prishtinës

Ferizaji ka bërë një tjetër përforcim për sezonin e ri.
Ish-futbollisti i Prishtinës, Donart Llabjani është zyrtarizuar te skuadra e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori 19-vjeçar është transferuar në formë huazimi.
Llabjani edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës U21, ku ishte ndër më meritorët që këta të fundit u shpallën kampion në Bon Voyage Superliga U21.
Donarti ka stërvitur edhe me ekipin e parë, me që rast ka debutuar edhe me ekipin senior në Superligën e Kosovës./IndeksOnline/