Zyrtare: Leny Yoro ”tradhëton” Realin, transferohet te Manchester United

Leny Yoro edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Manchester United.
Mbrojtësi francez u transferua nga skuadra e Lille, dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2029, shkruan IndeksOnline.
Yoro ishte afër transferimit te Real Madridi, por që në fund vendosi të bashkohet me ”Djajtë e kuq”.
Manchester Unidet ka paguar plot 62 milionë euro te Lille, për shërbimet e mbrojtësit francez./IndeksOnline/