Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të Trump-it, Biden-it dhe zyrtarëve të tjerë

20-vjeçari nga Pensilvania që bëri atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump kishte në telefonin e tij fotografi të zotit Trump, të Presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, përfshirë të Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, Chris Wray, sipas dy personave me dijeni për çështje.
Hetuesit që po analizojnë pajisjet elektronike të autorit të sulmit Thomas Matthew Crooks kanë zbuluar gjithashtu se ai kishte kërkuar për datat e Kuvendit Kombëtar Demokratike si edhe datat e fjalimeve të zotit Trump, sipas personave që folën me agjencinë Associated Press me kushtin që të mos identifikoheshin për të diskutuar detajet e një hetimi në vazhdim e sipër.
Sipas tre personave në dijeni me hetimin, ai gjithashtu kishte kërkuar në internet për “çrregullim të madh depresiv”. Por hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse ai ishte diagnostikuar me depresion, tha një nga burimet.