75 Mall Live Search
08:22 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

Arbër Zeneli po rikthehet në formën e dikurshme, mbrëmë shënoi sërish në UEFA Europa League

Skuadra e Elfsborgut ka shënuar një tjetër fitore në ndeshjen kthyese ndaj Paphosit në UEFA Europa League me rezultatin 2:5 (2:8).

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, shkruan Indeksonline

Zeneli shënoi një gol të bukur në minutat e fundit, duke konfirmuar kështu formën e tij të mirë.

Arbër Zeneli shënoi edhe në ndeshjen e parë, madje bëri edhe dy asiste.

Kujtojmë që në skuadrën suedeze luan edhe vëllai i tij, Besforti dhe që të dy mbrëmë paten minuta në këtë takim./Indeksonline/