75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

Ish-piloti i Formula-s 1 “shokon” botën, deklarohet se është homoseksual dhe zbulon të dashurin e tij

Ish-piloti i Formula-s 1, Ralf Schumacher, vëllai i legjendës, Michael ka “shokuar” botën duke u deklaruar si homoseksual.

Ralfi ishte i martuar me Cora Schumacherin, një martesë që ka zgjatur 14 vjet dhe kanë një djalë, Davidi, i cili lindi në vitin 2002, shkruan Indeksonline

Por, të dielën – ish-piloti i Formula-s 1 shokoi botën duke thënë se është homoseksual, madje publikoi edhe një foto me të dashurin e tij.

“Gjëja më e bukur në jetë është kur me vete ke një partner të vërtetë me të cilin mund të ndash gjithçka”, ka shkruar Ralphi ku shihet duke u përqafuar me të dashurin e tij

Who is Ralf Schumacher's ex-wife? Meet Cora Schumacher the former GQ cover  star turned Only Fans model who was once the highest paid women's driver in  motorsport | Daily Mail Online

Në koment, prezantuesja televizive Carmen Guice shkroi: “Ju keni partnerin më të mirë. “Pas dy vjetësh më në fund mund t’i tregoni botës dashurinë tuaj”.

Ralphi gjatë karrierës së tij ka shënuar gjashtë fitore, kurse 27 herë ka zënë vendin në podiume./Indeksonline/

Ralf Schumacher congratulated by son after coming out as gay - Outsports