75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

E rrahu ish-të dashurën, Jerome Boateng gjobitet me 200 mijë euro

Ish-futbollisti i Bayern Munchenit është gjobitur me 200 mijë euro për shkak se dyshohet se ka dhunuar fizikisht ish-të dashurën e tij gjatë vitit 2018.

Boatengu sot u paraqit në gjykatë dhe mori gjobë me kusht prej 200 mijë eurosh dhe duhet t’i paguajë këto para vetëm nëse shpallet fajtor, shkruan Indeksonline

Ish-partneri i Boateng dëshmoi dy herë në qëndrimin e dëshmitarëve të gjykatës

Lojtari i LASK Linzut kishte sulmuar ish-partnerën e tij gjatë pushimeve në Karaibe në vitin 2018. (Çifti tashmë kanë vajza binjake).

Gazeta gjermane “BILD” raporton se Boatengu duhet të paguajë 40 tarifa nga 5 mijë euro, por kjo mund të ndryshojë, pasi lojtari duhet të paguajë gjobën vetëm nëse është fajtor./Indeksonline/

Jérôme Boateng në sallën e gjyqit të Gjykatës Rajonale të Mynihut në fund të qershorit me avokatin e tij Leonard Walischewski (l.)