Samiti i Liderëve në Londër, Osmani takohet me Kallas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së.
“Paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin Kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, katër ditë më parë kryeministrja Kallas, dha dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u bërë shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit.
Kallas, kryeministrja e parë grua e Estonisë, i dorëzoi dorëheqjen zyrtare presidentit Alar Karis, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin.