Momenti kur gorilla puth foshnjën e porsalindur në kopshtin zoologjik të Ohajos (VIDEO)

Një gorillë ka “shkrirë” zemrat e njerëzve pasi është xhiruar duke u munduar ta puthte një foshnje të porsalindur në kopshtin zoologjik Columbus në Ohajo.
Nëna Hannah Pearson i tha kompanisë së licencimit të videove Storyful se ajo dhe burri i saj i çuan fëmijët e tyre në kopshtin zoologjik dhe vizituan ekspozitën e gorillave, e cila është një nga “aktivitetet e tyre të preferuara”.
“Vendosëm të ulemi aty me fëmijën tonë dy muajsh për të parë reagimin e gorillas”, tha ajo.
Një video tregon Pearson duke mbajtur djalin e saj të vogël, të quajtur Noah, pranë xhamit për të vëzhguar gorillan. Kafsha e shikon të porsalindurin me vëmendje dhe përfundimisht bën një gjest puthjeje drejt tij përmes xhamit, duke shkaktuar brohoritje të mahnitshme nga publiku.