Al Ittihad nuk e dëshiron largimin e Kantes

N’Golo Kante është përfolur për një rikthim të mundshëm në Premierligën angleze.
Sipas raportimeve në media, mnesfushori francez ka marrë oferta nga skuadrat e ndryshme, përfshirë këtu edhe West Hamin, shkruan IndeksOnline.
Por skuadra e Al Ittihad nuk dëshiron largimin e N’Golo Kantes gjatë verës.
Trajneri Laurent Blanc dhe bordi i klubit po planifikojnë që Kante të jetë pjesë kyçe e projektit për sezonin e ri, pavarësisht interesimit të West Ham.
Në rast se mesfushori francez nënshkruan me klubin “The Hammers”, do të ishte një rikthim në Premierligë, pas largimit nga Chelsea, derisa ka luajtur edhe për Leicester Cityn./IndeksOnline/