75 Mall Live Search
21:12 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / G T

Konfirmohet një largim nga Chelsea, mesfushori brazilian sërish huazohet në Ligue 1

Futbollisti brazilian, Andrey Santos është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Santos pritet të huazohet te skuadra e Strasbourgit nga Ligue 1, shkruan Indeksonline

Santos kishte ofertë zyrtare nga Borussia Dortmundi, por Blutë e Londrës e shohin si lojtar të së ardhmes dhe nuk duan ta largojnë lojtarin.

Kështu që, mesfushori huazohet sërish te Strasbourgu, aty ku luajti një gjysmë-sezoni nga muaji janar i këtij viti./Indeksonline/