75 Mall Live Search
09:30 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Shënoi gol por Albion Rrahmani pësoi lëndim, Rapidi publikon fotografin e këmbës së “Lewas”

Albion Rrahmani ka shënuar golin e parë për Rapid Bukurrshtin në sezonin e ri.

“Lewandowski” kosovar shënoi në barazimin 2-2, ndaj CFR Cluj, duke u treguar i sakt nga penalltia, shkruan IndeksOnline.

Por disa minuta pasi realizoi gol, Rrahmani pësoi një lëndim dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Ai u pa me lot në sy, por nuk dihet ende se sa kohë do të jetë jashtë fushave.

Trajneri, Neil Lennon foli në intervistë për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të tij dhe deklaroi se nuk është asgjë serioze.

“Mendoj se është në rregull me Rrahmanin. Nuk mund t’ju jap një diagnozë, por mendoj se ai do të shërohet pas disa ditësh”, deklaroi trajneri.

Përveq Rrahmanit, mbrëm për Rapidin shënoi gol edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hasani, derisa Meriton Korenica e Armend Thaqi u paraqiten për Clujin./IndeksOnline/