75 Mall Live Search
14:11 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Fonseca: Kemi nevojë për më shumë kohë dhe punë!

Paulo Fonseca debutoi në stolin e Milan-it, me “kuqezinjtë” të cilët barazuan 1-1 në takimin miqësor përballë Rapid Wien.

Një ndeshje ku Fonseca aktivizoi shumë lojtarë, disa prej tyre edhe nga akademia, ndërsa pas ndeshjes  trajneri theksoi se ka ende shumë nevojë për kohë dhe punë me skuadrën e tij.

“Ne u përpoqëm të tregonim në fushë ato që kemi bërë gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Kemi punuar shumë në ndërtimin e lojës dhe në mbrojtje, por kemi nevojë për më shumë kohë dhe punë. Ishte ndeshja jonë e parë, kundër një skuadre që është në fund të përgatitjes, që fizikisht tregoi një diferencë të madhe. Ajo që më pëlqeu në pjesën tonë të pare është se bëmë disa gjëra interesante, pastaj patëm pak mungesë në vazhdimësinë e lojës tonë, por gjithçka është e re, ndryshimi është shumë i madh dhe padyshim që lojtarët nuk dinë gjithçka. Ne sapo kemi filluar” – tha trajneri Fonseca.