75 Mall Live Search
18:29 / E Diele, 21 Korrik 2024 / G T

AEK-u nuk ndalet, pas portierit shqiptar transferon një yll të madh të futbollit

Erik Lamela është lojtari më i ri i AEK Athinë. Sulmuesit argjentinas i përfundoi kontrata me Sevillan dhe futbollisti vendosi që të niste një aventurë të re në Greqi.

Me AEK Athinë, Lamela ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Kujtojmë që te ekipi grek, 32 vjeçari do të gjejë edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.

Kujtojmë që Lamela është një lojtar mjaft i njohur në futbollin botëror. Sulmuesi ka luajtur me ekipe si River Plate, Roma dhe Tottenham. Me këta të fundit, argjentinasi arriti kulmin e karrierës.