75 Mall Live Search
21:09 / E Diele, 21 Korrik 2024 / MSH

Grupi i rebelëve, Houthi: Do të sulmojmë Izraelin pa asnjë rregull!

Zëdhënësi i grupit të rebelëve Houthi në Jemen, Mohammed Abdulsalam ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin.

Ky reagim vjen si kundërpërgjigje e sulmeve të Izraelit pranë portit al-Hudaydah.

Abdulsalam ka thënë se do të ketë sulme të ashpra dhe se të gjitha vendet e rëndësishme për Izraelin do të jenë në objektiv për t’u goditur.

Sipas IDF-së, Houthi-t e Jemenit në nëntë muajt e fundit kanë lëshuar më shumë se 220 raketa balistike, raketa lundrimi dhe drone në Izrael – kryesisht drejt qytetit më jugor të Eilat-it.