Ky është Kreshimiri, ushtaraku në pension, që vrau sot nënën e tij dhe 4 të moshuar të tjerë

Polici ushtarak në pension Kreshimir P. (51 vjeç) vrau pesë persona në shtëpinë e të moshuarve në Daruvar të Kroacisë.
Një nga viktimat ishte nëna e tij.
Kreshimir dyshohet se ishte ulur para një dyqani në Donji Daruvar, duke pirë birrë, pak para bastisjes së përgjakshme.

Nëna e Kreshimirit prej 10 vjetësh ishte vendosur në Shtëpinë për të moshuarit.
Pasi kreu masakrën, hyri në kafene dhe porositi një pije./Indeksonline/