Mbyllet edhe një pompë e “Nis Petrol”-it në veri të Mitrovicës

Edhe një pompë e derivateve të naftës “NIS petrol”, cila gjendet në veri të Mitrovicës, është mbyllur sot.
Përveç saj ditë më parë janë mbyllur edhe tri pika të tjera, transmeton IndeksOnline.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
“Po është mbyllur edhe një pikë e pompës së derivateve e kompanisë “Nis Petrol. Nuk ka pas ndonjë incident gjatë këtij aksioni, ku policia ka qenë asistuese e AKP-së”, ka thënë shkurt Elshani./IndeksOnline/