Mustafa për vendimin e BE-së ndaj pasaportave ilegale të Serbisë: Për keqardhje, por jo e papartishme

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka kundërshtuar propozimin e Parlamentit Evropian për të përfshirë pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia për serbët e Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave.
Sipas Mustafës është për keqardhje vendimi i BE-së për të legjitimuar pasaportat ilegale të lëshuara nga e ashtuquajtura “drejtori koordinuese e Serbisë”.
“Për keqardhje, por jo e papartishme. BE thjeshtë ka vepruar sipas marrëveshjes së Ohrit Kurti-Vuçic të vitit 2023 që ju ofron komunave serbe vet-menaxhim të plotë përmes autonomisë së plotë territoriale, administrative, buxhetore, diplomatike, arsimore, kulturore…”
Postimi i plotë:
Kur Qeveria e Kosovës vullnetarisht shkëputë çdo bashkërendim, çdo lidhje dhe çdo përkrahje të secilit aleat, të secilit garantues të pavarësisë dhe vet shtetësisë së Kosovës; kur Qeveria e Kosovës vetizolohet ndaj përkrahjes së aleatëve jetik; kur ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur “projekt i përkohshëm”… nuk është për t’u çuditur kur edhe të tjerët fillojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë.
Është për keqardhje vendimi i BE-së për të legjitimuar pasaportat ilegale të lëshuara nga e ashtuquajtura “drejtori koordinuese e Serbisë”. Për keqardhje, por jo e papartishme. BE thjeshtë ka vepruar sipas marrëveshjes së Ohrit Kurti-Vuçic të vitit 2023 që ju ofron komunave serbe vet-menaxhim të plotë përmes autonomisë së plotë territoriale, administrative, buxhetore, diplomatike, arsimore, kulturore…