75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 23 Korrik 2024 / L K

E marta nis me disa arrestime në Pejë për patentshoferët, Durmishi jep detaje

Zëvendësministri i  Infrastrukturës, Hysen Durmishi, këtë mëngjes ka publikuar një video në rrjetin tij social ku ka bërë të ditur se në Pejë janë arrestuar disa zyrtarë të njësisë për patentëshoferë.

Durmishi theksoi se janë të pa kompromise në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në njësinë për patentëshoferë dhe uron se të gjithë të marrin dënimin e merituar, përcjell IndeksOnline.

“Porsa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patentëshoferë, ne me kohë i kemi denoncuar këto raste, kohë më parë e kemi mbajtur edhe një konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentëshoferë në Pejë”, ka thënë Durmishi.

“Shpresoj që e gjithë kjo do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë sot gjatë ditës, do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patentëshoferë ne Pejë për të se atje po zhvillohet puna normalisht”, theksojë zëvendësministri Durmishi.