Snoop Dogg-u mban pishtarin olimpik në Paris

Reperi amerikan Snoop Dogg pritet të mbajë flakën olimpike nëpër Paris para ceremonisë së hapjes.
Ai do të jetë një nga pishtarët të premten në periferi të Saint-Denisit, ku ndodhet Stadiumi Olimpik, tha kryetari i bashkisë së qarkut, Mathieu Hanotin.
Të tjerë bartës të pishtarëve përfshihen aktorja franceze Laetitia Casta, reperi francez MC Solaar dhe ish-kampioni ukrainas Sergei Bubka./Indeksonline/