75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 23 Korrik 2024 / k.v

Ndahen 4 milionë euro për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Janë ndarë 4 milionë euro për ndërtimin e pishinën gjysmë olimpike në Podujevë, ku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të financojë 3.5 milionë euro, kurse Komuna e Podujevës 500 mijë euro.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, është shprehur se kjo pishinë do të bëhet adresa ku do të zhvillohen gara ndërkombëtare e vendore në notit dhe do të mund të shfrytëzohet edhe për stërvitjen e sportistëve dhe rekreacion nga qytetarët e Podujevës.

“I lumtur që sot e bëmë hapin e madh drejt finalizimit të një projekti tjetër të madh në vlerë prej 4 milionë eurove siç është Pishina gjysmë-olimpike. Pas vendimit për caktimin e lokacionit kohë me parë dhe hartimit të projektit, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtij projekti aq të nevojshëm për sportdashësit dhe ata që e duan notin”, është shprehur Bulliqi.

Ky projekt përfshinë pishinën kryesore, pishinën për fëmijë dhe hapësirën e gastronomisë dhe është një projekt trevjeçar dhe përfshin vitet 2024, 2025 e 2026.