75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 23 Korrik 2024 / MSH

Atentati ndaj Trumpit/ Jep dorëheqje drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqjen e saj për shkak të dështimit të sigurisë në me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, shkruan CNN.

Vendimi vjen teksa ligjvënësit dhe një mbikëqyrës i brendshëm i qeverisë po vijojnë hetimet për trajtimin e mbrojtjes së Trumpit nga agjencia, dhe sesi një person i armatosur për pak sa nuk vrau kandidatin për president të SHBA-së.

Ka pasur thirrje dypartiake në Kongres për dorëheqjen e saj dhe një shtytje nga ligjvënësit republikanë për ta fajësuar atë, transmeton Indeksonline.

Ligjvënësit u zemëruan veçanërisht pas paraqitjes së saj të hënën, kur nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.

Gjatë paraqitjes së saj në Mbikëqyrjen e Shtëpisë, Cheatle pranoi se kishte probleme “të rëndësishme” dhe “kolosale” me sigurinë në tubim, por megjithatë hodhi poshtë kërkesat për dorëheqjen e saj.

“Unë mendoj se jam personi më i mirë për të udhëhequr Shërbimin Sekret në këtë kohë,” tha Cheatle të hënën.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u tha gazetarëve se dorëheqja është “e vonuar”.