Osmani i dhuron Bebe Rexhas varësen që tregon historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka mbërritur sot në Kosovë, ku do të performojë në koncertin madhështor të Sunny Hill.
Ajo menjëherë është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Kjo e fundit i ka dhuruar yllit të muzikës shqiptare, varësen që tregon historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe, gjatë periudhës së fundit në Kosovë. /IndeksOnline/


