75 Mall Live Search
15:30 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

E mbajti shiritin e kapitenit te Chelsea sezonin e kaluar, Gallagher afër transferimit në La Liga

Skuadra e Chelseat është shumë pranë largimit të mesfushorit të Kombëtares së Anglisë, Conor Gallagher.

Siç raporton “talkSPORT”, Gallagher dhe agjenti i tij tashmë kanë filluar bisedimet me skuadrën e Atletico Madrid, shkruan Indeksonline

Atletico Madrid është në kërkim të një mesfushori për ta zëvendësuar të larguarin Saul Niguez – të larguar drejt Sevillas.

Vlera e mesfushorit anglez në sajtin “Transfermarkt” është 50 milionë euro.

Kujtojmë që Gallagher ishte kapiten i Chelseat sezonin e kaluar pothuajse gjithë sezonin, kjo për shkak të mungesës së Reece James./Indeksonline/