Fillon restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”, në Prizren

Në qytetin e Prizrenit ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se është një investim në vlerë të mbi 500 mijë eurove.
Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor, ka shtuar më tutje Çeku./Indekonsonline/