75 Mall Live Search
21:34 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

Aksidenti në autostradë, viktimë ështe shpediteri kosovar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 14:00 në autostradën ‘’Arbër Xhaferi’’.

Në këtë aksident trafiku humbi jetën një person ndërsa katër të tjerë pësuan lëndime.

Indeksonline mëson se viktima e këtij aksidenti është Xheladin Hashani 41 vjeçari.

Po ashtu Hashani ishte njohur si përsonnjoft si person bamirës e human.

Lidhur me aksidentin për Indeksonline janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

‘’Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor’’, ka thënë Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./Indeksonline./