75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / Gj. Sh

Franca e Henryt shkëlqen në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike, fiton bindshëm ndaj ShBA-së

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike.

Të udhëhequr nga Thiery Henrz, Franca e mposhti ShBA-në, me rezultat 3-0, ndeshje e cila u zhvillua në ”Stade Vélodrome” në Marseille, shkruan IndeksOnline.

Alexandre Lacazette hapi serin e golave në minutën e 61-të, me një gol të bukur nga distanca.

Supergol realizoi edhe futbollisti i Bayern Munchenit, Michael Olise, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 69-të.

Fitoren e Frances e vulosi mbrojtësi Loic Bade, në minutën e 85-të./IndeksOnline/