75 Mall Live Search
07:41 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / MSH

Rudari: Objekti i vilës së Radojçiqit, i rrezikshëm për stacion policor

Avokati Naim Rudari në Klan Kosova ka deklaruar se është jashtëzakonisht e rrezikshme që stacioni policor ta ketë pyll tërë pjesën prapa.

Sipas tij, vendi ku më parë qëndronte krimineli Radojçiq, e që tash pritet të jetë stacion policor, nuk është i përshtatshëm.

“Vlerësoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme që të gjithë pjesën prapa ta ketë në pyll. Këtu mund të kanoset ndonjë rrezik i papritshëm dhe mund të jetë tejet mirë i përgatitur.

Mund të futet dikush deri në brendësi, meqenëse vendi është i tillë“, tha Rudari.