75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / k.v

Të shtëna me armë në Suharekë, intervenon policia dhe sekuestron 2 pistoleta

Policia në Suharekë ka marrë informatë se të mërkurën pasdite, në rrugën “Lulzim Huta”, në një gazmend familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin B.B., (viti i lindjes 1979), tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale dy armë:

•Një pistolete  tipit “AREX Delta” cal 9 X19 mm,

•Një pistoletë tipit  “Tanfogilo Compact”cal 9 mm,

•Dy karikator  dhe 20 gëzhoja  kalibër 9X19.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mospërdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’./IndeksOnline/