Katastrofë mjedisore, mbytet një cisternë nafte me 1.4 milionë litra në bord

Tajfuni “Gaemi” po shkakton kaos në Filipine. Tani ekziston edhe një kërcënim për një katastrofë mjedisore. Një cisternë nafte u mbyt në brigjet e kryeqytetit të enjten, sipas rojeve bregdetare.
Cisterna është MT Terra Nova, e cila lundron nën flamurin e Filipineve. Cisterna kishte 1.4 milionë litra naftë në bord, shkruan Indeksonline.

Punonjësit e shpëtimit filipinas po përpiqen aktualisht të parandalojnë një fatkeqësi mjedisore. Nëse e gjithë ngarkesa rrjedh, paralajmëruan autoritetet, do të ndodhte derdhja më e keqe e naftës në historinë e vendit.

Cisterna u fundos vetëm pesë minuta pasi u bë një thirrje urgjente, tha ministri i Transportit i Filipineve, Jaime Bautista. 16 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, një person aktualisht është i zhdukur./Indeksonline/
