75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / G T

Roma e ka seriozisht, futet në garë për sulmuesin më të mirë në La Liga

Skuadra e Romës është duke tentuar të bëjë një blerje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – skuadra e De Rossit është në bisedime me sulmuesin  e Kombëtares së Ukrainës, Dovbyk, shkruan Indeksonline

Dovbyku është afër marrëveshjes me Atletico Madridin, kjo e fundit ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin.

Por, Roma po tenton ta prishë marrëveshjen mes Gironas dhe Atletit dhe tashmë agjenti i futbollistit ka filluar bisedimet me stafin e Romës.

Daniele De Rossi ka kontaktuar me sulmuesin ukrainas dhe sigurisht që i ka premtuar hapësirë të mjaftueshme në ekipin nga Serie A./Indeksonline/