75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 26 Korrik 2024 / k.v

Theren me thikë 2 persona në Skenderaj, dërgohen me urgjencë në QKUK

Dy persona janë therur me thikë të enjten në Skenderaj, transmeton IndeksOnline.

Policia ka intervenuar menjëherë në rast duke e arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë dy viktimat, meshkuj. Viktimat janë dërguar në QKUK për  trajtim të mëtrjshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Me rastin është duke u marrë Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor.

Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për vrasje e rëndë në tentativë./IndeksOnline/