Zyrtare: Kedi Bare prezantohet në menyrë të veçantë te skuadra e re

Futbollisti Keidi Bare është bërë me skuadër të re.
Mesfushori shqiptar u largua nga skuadra e Espanyolit, dhe është transferuar te Real Zaragoza, e cila garon në Ligën e dytë të Spanjës, shkruan IndeksOnline.
26-vejçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Transferimi i Keidi Bares nga Real Zaragoza u bë me një video të veçantë.
Bare ka përvojë në kampionatin spanjoll, ku në vitin 2017 debutoi me Atletiko Madridin, para se të transferohet te Malaga një vit më vonë.
Nga sezoni 2020/21, ai ishte pjesë e skuadrës së Espanyolit, ku sezonin e fundit ishte një nga lojtarët kyq të skuadrës, duke arritur ta inkuadrojë në Ligën e Parë./IndeksOnline/
