Argjentina fiton ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitoren e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Djelmoshat e Javier Mascheranos fituan 3:1 ndaj Irakut, shkruan Indeksonline
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Thiago Almada në minutën e 13’të.
THIAGO ALMADA 🇦🇷⚽️
— Botafogo F.R. (@Botafogo) July 27, 2024
Meia-atacante abre o placar do jogo com um GOLAÇO! Brilha, garoto! 🌟 #BFR
📹 @sportv pic.twitter.com/QpsNNCAm62
Në fundin e pjesës së parë, irakianët barazuan me anë të Husseinit.
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Argjentinës, të cilët shënuan edhe dy gola tjerë.
Në minutën e 62’të fillimisht shënoi Gondou dhe më pas në minutën e 85’të, Fernandez.
Kjo është fitorja e parë e Argjentinës në “Paris 2024”, pasi në ndeshjen e parë u mposhtën ndaj Marokos. Në Grupin B, Argjentina tani ka tri pikë, aq sa ka Iraku dhe Maroko – kjo e fundit një ndeshje më pak./Indeksonline/