75 Mall Live Search
19:16 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / G T

Ermal Krasniqi shënon golin e parë me Sparta Prague në Çeki

Skuadra e Sparta Prague ka shënuar fitore 4:1 ndaj Teplice në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në elitën e futbollit çek.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan Indeksonline

Krasniqi shënoi një gol të bukur me një aksion individual në minutat e fundit të ndeshjes.   

Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar me fanellën e Sparta Prague qysh nga transferimi prej Rapid Bucurestit.

Në këtë ndeshje pati minuta edhe për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçin – kurse Indrit Tuci nuk u inkuadrua fare në lojë./Indeksonline/