Çoi dronin te ekipi kundërshtar në stërvitje, FIFA dënon Kanadën dhe trajnerën e saj

Një ngjarje jashtëzakonisht interesante ka ndodhur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku si protagonist është ekipi i femrave të Kanadas në futboll.
Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka dënuar me minus gjashtë pikë Kanadanë në Lojërat Olimpike, sepse trajnerja e saj me stafin çoi një dron në stërvitjen e kundërshtarëve nga Zelanda e Re, shkruan Indeksonline
Përveç dënimit me pikë, FIFA ka shqiptuar edhe një gjobë prej 200 mijë frangave zvicrane.
Poashtu, trajnerja dhe stafi i saj janë dënuar me një vjet mos-aktivitet të punës së tyre.
Para dy dite, Kanada arriti fitore 2:1 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”./Indeksonline/
🚨 FIFA have sanctioned the Canadian women's team following spying on New Zealand's training with a drone:
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 27, 2024
❌ 6 points deduction in the Olympic tournament
💸 Fine of 200,000 Swiss francs
❌ One year suspension for the coach and her deputies
(Source: FIFA) pic.twitter.com/7jsLyJ3SQc