75 Mall Live Search
10:32 / E Diele, 28 Korrik 2024 / Gj. Sh

Shpërthim gjatë natës në Shkodër, detajet e para nga policia

Një shpërthim me lëndë plasëse u shënuar gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër.

Sipas policisë, lënda plasëse është hedhur pranë derës së një banese në lagjen “Mark Lula”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit