75 Mall Live Search
11:12 / E Diele, 28 Korrik 2024 / Gj. Sh

United ia sheh sherrin miqësores, lëndohet Leny Yoro, Ten Hag tregon gjendjen e francezit

Transferi i ri i Manchester Unitedit, Leny Yoro ka pësuar një lëndim.

Mbrojtësi francez u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj Arsenalit, ku United u mposht me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Yoru u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 35-të, por ende nuk dihet shkalla e lëndimit.

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, pas ndeshjes tha se duhet të presim së paku 24 orë për të mësuar nëse gjithçka është në rregull me Yoron.

“Duhet të presim më shumë se 24 orë dhe pastaj shpresojmë të dimë më shumë. Ne ishim shumë të kujdesshëm sidomos me Leny, ai bëri vetëm 50% nga seancat dhe më pas është shumë zhgënjyese që ai më pas duhet të largohet, por le të jemi pozitivë dhe të shohim se cili është rezultati.”, deklaroi Ten Hag./IndeksOnline/