Russell fiton garën në Belgjikë, shkëlqen Mercedesi

Piloti i Mercedes, Russell ka shënuar fitore në garën e madhe të Belgjikës.
Russell u tregua më i shpejt se të gjithë dhe arriti të zë vendin e parë, shkruan Indeksonline
Piloti tjetër i Mercedes, Lewis Hamilton zuri pozitën e dytë – duke treguar se po rikthehet në formën e tij të dikurshme.
Kurse vendin e fundit në podium, e zuri piloti i McLarenit, Piastri – duke vazhduar me formë të mirë.
Në poziten e katërt u rëndit piloti i Ferrarit, Leclerc – i cili e nisi garën nga “pole position”.
Numri një i botës momentalisht, Max Verstappen u rëndit i pesti me makinën e tij të Red Bullit./Indeksonline/