Mësohet kundërshtarja e Distria Krasniqit në finalen e “Paris 2024”

Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani është në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Xhudistja nga Uzbekistani mposhti në gjysmëfinale Amandine Buchardin nga Franca, shkruan Indeksonline
Në finale për medalje të artë do të garojë ndaj Distria Krasniqi, xhudistës nga Kosova e cila mposhti Odetten Guiffridan.
Kjo finale zhvillohet pas disa minutave. Kujtojmë që Kosova tashmë ka siguruar medaljen e parë në “Paris 2024”./Indeksonline/
