75 Mall Live Search
13:01 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Hekuran Murati paralajmëron rritjen e pagës minimale, por e gjen një fajtor!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale, përcjell IndeksOnline.

Por, që sipas Muratit sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë.

Postimi i plotë:

Aktgjykimi i plotë për Ligjin për pagën minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për pagën minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën. 

Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre.

Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë.