Përfundon “ëndrra” e Akil Gjakovës, mbetet pa medalje

Sikurse në vitin 2021, Akil Gjakova nuk ia doli përsëri të fitoj medalje në Lojërat Olimpike.
Gjakova në luftën për vendin e tretë, u mposht me Wazari nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto, shkruan IndeksOnline.
Akili e nisi ditën për mrekulli, duke shënuar tre fitore dy prej tyre me IPPON. Ai u ndal në gjysmëfinale, ku u mposht nga xhudisti nga Azerbajgjani, Hydayet Haydarov.
Gjakova ishte i pafat edhe në repesazh, duke mbetur pa medalje olimpike./IndeksOnline/