75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 30 Korrik 2024 / k.v

Sot më qetë/ Këto momente s’ka pritje të gjata në asnjë pikë kufitare

Për dallim nga ditët e kaluara, ku pikat kufitare ishin më të ngarkuara, e në veçanti ajo te Dheu i Bardhë, ditën e sotme, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka pritje fare.

Në Jarinje, Kullë, Merdar e Qafë të Morinës sipas përditësimit të fundit, pritjet janë deri në 10 minuta.

Ndërsa pikat e tjera kufitare raportohet të jenë qetë, me pritjet e zakonshme 3 deri në 5 minuta.