75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 30 Korrik 2024 / L K

Debutim i shkëlqyer i notarit kosovar në paraqitjen e parë të Lojërave Olimpike

Notari kosovar Adell Shaboviq ka debutuar mjaft mirë në “Paris 2024”.

Reprezentuesi i Kosovës në rrethin e parë është renditur në pozitën e dytë në garën 100 metra në stil të lirë.

Shaboviqi arriti në cak për kohën 51.77 derisa i pari doli të jetë Zaid Faisal M Alsarraj për kohën 51.21.

Garuesi ynë mbetet në garë për të fituar medalje në “Paris 2024”.

Deri tani Kosova ka siguruar një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike, medalje të cilën e rrëmbeu xhudistja Distria Krasniqi.