75 Mall Live Search
22:17 / E Martë, 30 Korrik 2024 / MSH

Zjarri në Shëngjin, Yll Limani anulon koncertin

Yll Limani ka anuluar koncertin e tij të planifikuar për këtë të martë në Shëngjin për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë zonën.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, këngëtari njoftoi: “Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jetë i sigurt”.

Ylli Limani, një nga artistët më të angazhuar dhe të njohur të verës, i cili ka qenë i pranishëm në shumë koncerte gjatë sezonit.