Kujt ia dedikon medaljen Laura Fazliu?

Laura Fazliu fitoi sot medalje të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Xhudistja nga Mitrovica është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje, duke thënë me krenari se ia kanë vlejtur të gjitha sfidat dhe mundi për të arritur këtu ku është sot, shkruan Indeksonline.
E medaljen? Laura ia dedikon familjes, shoqërisë, të gjithë shqiptarëve, dhe mbi të gjitha Majlinda Kelmendit dhe Driton Kukës, pa të cilët Laura thotë se nuk do të ishte këtu ku është sot.
Ndiqni më poshtë intervistën e saj.