75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / MSH

Një shesh i Ferizajt do të emërtohet “Ademi Demaçi”

Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do të marrë emrin “Adem Demaçi”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Sheshi që do të marrë emrin e Demaçit është ai përballë stacionit hekurudhor në Ferizaj.

“Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza” ka shkruar Aliu në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë:

Ferizaj me sheshin “Adem Demaçi”

Kuvendi i Komunës miratoi sot propozimin tim, që një prej shesheve kryesore –

sheshi përballë Stacionit hekurudhor në Ferizaj, të mbajë emrin e simbolit të rezistencës kombëtare, nderit të kombit, “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi.

Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza.

Faleminderit anëtarëve të kuvendit për mbështetjen!