Sahiti: Brendi “Modëz” nga nënat vetushqyese shumë kreativ, do ta zgjerojmë me bashkëpunim

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti sot është njoftuar nga afër me punën e grave, nënave vetushqyese, që që kanë arritur të krijojnë brendinë e tyre “Modëz”- Veshu mirë.
Sahiti, ka thënë se si drejtori, në thelb të politikave kanë edhe avancimin e pozitës së gruas, fuqizimin e saj përmes programave të ndryshme, transmeton IndeksOnline.
Tutje, Sahiti tha se gjatë këtij takimi edhe kanë shprehur gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin.
Statusi i saj i plotë:
“Veshu mirë”, është thënia që ne e përdorim për secilën situatë kur duam të shkojmë diku apo të presim dikë për një ngjarje të veçantë.
E këtë thënie po e përdorin me shumë kreativitet, gratë, nënat vetushqyese, që kanë arritur të krijojnë brendinë e tyre “Modëz”- Veshu mirë.
Ne, sot pamë e kuptuam nga afër se si ka nisur kjo ide fillimisht, si është mbështetur nga organizata Islamic Relief Kosova, e si po mëtojnë që ta zgjerojnë e ta bëjnë biznes të qëndrueshëm.
Si drejtori, në thelb të politikave tona kemi avancimin e pozitës së gruas, fuqizimin e saj përmes programave që u mundêsojnë jo vetëm shfaqjen e talenteve të tyre por mbi të gjitha pavarësimin ekonomik, si parakusht për mirëqenie.
Organizatën e përgëzuam për angazhimin në këtë drejtim dhe shprehëm gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin tonë.